Ushtria izraelite thirrje banorëve në jug të Bejrutit të evakuohen
Ushtria izraelite ka bërë thirrje për evakuime të reja në jug të Bejrutit. Ky është paralajmërimi i tretë brenda 24 orëve raportojnë mediat
Ushtria izraelite ka bërë thirrje për evakuime të reja në jug të Bejrutit. Ky është paralajmërimi i tretë brenda 24 orëve raportojnë mediat e huaja.
“Ju ndodheni pranë objekteve dhe interesave të lidhura me Hezbollahun kundër të cilave Forcat e Mbrojtjes ushtarake të Izraelit, do të veprojnë”, ka thënë zëdhënësi i Ushtrisë Avichay Adraee në një reagim në platformën X.
Nga ana tjetër zyrtarët e ndihmës në Gaza e përshkruajnë situatën si “apokaliptike” në pjesën më të madhe të territorit, ku më shumë se 80% e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh janë zhvendosur dhe më shumë se dy të tretat e ndërtesave janë shkatërruar ose dëmtuar në 13 muajt e luftës.
What's Your Reaction?