Ndaje mendjen Sali: Delina me Sorosin, Palmeri se e shave nga gruaja serbe, apo McGonigali?

Nga Indrit Vokshi Ku është Delina Fico? Për dy vjet na u tha se non grata-n e vuri Delina Fico. Tani vetë Sali Berisha, te Erla, paska pranuar se non grata-n ia ka vënë qeveria Trump 2016-2020 (pra jo Sorosi), por autori i non grata-s ishte Mathew Palmer, pasi ky i ka thënë Palmerit “ke […]

Nëntor 13, 2024 - 10:35
 0
Ndaje mendjen Sali: Delina me Sorosin, Palmeri se e shave nga gruaja serbe, apo McGonigali?
Reklamë
Reklamë

Nga Indrit Vokshi

Ku është Delina Fico?

Për dy vjet na u tha se non grata-n e vuri Delina Fico.

Reklamë
Reklamë

Tani vetë Sali Berisha, te Erla, paska pranuar se non grata-n ia ka vënë qeveria Trump 2016-2020 (pra jo Sorosi), por autori i non grata-s ishte Mathew Palmer, pasi ky i ka thënë Palmerit “ke gruan serbe” – prapë jo Sorosi, Palmeri.

Për një fjalë goje d.m.th, Palmeri i ka vënë non grata-n, se pa dyshim, qeveria amerikane është lokali i Palmerit, ai bën ç’të dojë në lokalin e vet!

Harrojnë të thonë se Palmeri i paralajmëroi mos digjni mandatet e bashkitë se do ju sanksionojmë, pasi është veprim kundër interesave amerikane në Ballkan.

Nja 3 muaj pastaj, na u tha se non grata-n e vuri McGonigali, pasi u pagua nga Rama.

Tani, ndajeni mendjen: E ka vënë Delina me Sorosin, e ka vënë Palmeri prej gruas serbe, apo McGonigali i paguar nga Rama?

Si mund t’i manipulojnë njerëzit kaq pa mëshirë?

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.