Si të Testoni Shpërndarjen e Nxehtësisë në Furrën Tuaj?

Kur bëhet fjalë për të pjekur në furrë, temperatura është mjaft e rëndësishme, por po ashtu edhe vendi ku ka më shumë përqëndrim të nxehtësisë. Nëse nxehtësia nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë,  gatimet tuaja mund të digjen në pjesë të caktuara dhe në pjesë të tjera të mbeten të pa pjekura. AgroWeb.org në këtë […] The post Si të Testoni Shpërndarjen e Nxehtësisë në Furrën Tuaj? appeared first on AgroWeb.

Nëntor 13, 2024 - 12:00
 0
Si të Testoni Shpërndarjen e Nxehtësisë në Furrën Tuaj?
Reklamë
Reklamë

Kur bëhet fjalë për të pjekur në furrë, temperatura është mjaft e rëndësishme, por po ashtu edhe vendi ku ka më shumë përqëndrim të nxehtësisë.

Nëse nxehtësia nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë,  gatimet tuaja mund të digjen në pjesë të caktuara dhe në pjesë të tjera të mbeten të pa pjekura.

AgroWeb.org në këtë artikull iu njeh me një mënyrë shumë të thjeshtë dhe të shpejtë, e cila do t’iu tregojë saktësisht se në cilat pika ka më tepër nxehtësi dhe në cilat jo.

Reklamë
Reklamë

Si të testoni furrën tuaj?

Ekspertët e gatimit thonë se marrëdhënia juaj me furrën tuaj, pra sa mirë i njihni pikat e nxehta të saj, është çelësi për të pjekur ushqime të shijshme.

Nëse e dini se njëri cep i furrës ka më tepër nxhetësi, mund të vendosni atje gatimet për t’i ndihmuar të marrin ngjyrë.

Për të testuar shpërndarjen e nxehtësisë në furrë, ajo që duhet të bëni fillimisht është tëvendosni nxehtësinë e sobës në 200 ° C.

Më pas shtroni në një tavë një fletë pjekje dhe mbi të vendosni një shtresë sheqeri të përhapur në mënyrë të njëtrajtshme.

Kur furra të nxehet, vendoseni tavën në telin e sobës dhe lëreni për 10 min.

Hiqeni tavën nga furra dhe kontrolloni sheqerin.

Ju do të keni një hartë të pikave të nxehta dhe të ftohta të furrës tuaj.

Zonat e errëta dhe të djegura tregojnë pikat e nxehta, ndërsa zonat e pa shkrira janë pikat më pak të nxehta.

Çfarë të bëni më pas me sheqerin

Ju mund ta ripërdorni sheqerin duke e transferuar me kujdes në një tenxhere.  Të shtoni ujë dhe ta ngrohni atë në zjarr të ulët derisa sheqeri të tretet.

Kjo do t’ju japë një shurup të thjeshtë sheqeri të djegur, që mund ta përdorni për një recetë të caktuar.

Sa i përket furrës tuaj, ju tashmë e dini se cilat zona duhet të shmangni.

The post Si të Testoni Shpërndarjen e Nxehtësisë në Furrën Tuaj? appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.