Tentoi të hynte ilegalisht në Itali, arrestohet 55-vjeçari shqiptar
Një 55-vjeçar me origjinë shqiptare, i dënuar penalisht, ka tentuar të hyjë ilegalisht në Itali. Shqiptari u ndalua gjatë një kontrolli në një
Një 55-vjeçar me origjinë shqiptare, i dënuar penalisht, ka tentuar të hyjë ilegalisht në Itali.
Shqiptari u ndalua gjatë një kontrolli në një tren që vinte nga Mynihu dhe shkonte për në Verona. Duke qenë se ai shfaqi sjellje të çuditshme, efektivët e policisë e detyruan të zbriste dhe e çuan në zyra për një kontroll më të plotë.
Sipas medieve të huaja, ndaj tij kanë dalë disa precedentë penalë. Ai ishte dëbuar gjithashtu nga Italia në mars 2019.
55-vjeçari më pas u arrestua dhe u shoqërua në aeroportin Malpensa të Milanos për riatdhesim në Shqipëri.
What's Your Reaction?