DETAJE/ Mësuesi nga Korça ngacmoi s*ksualisht dy nxënëse, 14-vjeçaret zbulojnë mesazhet
Bledar Duro, mësues i arteve pamore pranë kësaj drejtorie është pezulluar nga puna, sipas burimeve nga drejtoria rajonale e arsimit parauniversitar. Burime pranë
Bledar Duro, mësues i arteve pamore pranë kësaj drejtorie është pezulluar nga puna, sipas burimeve nga drejtoria rajonale e arsimit parauniversitar.
Burime pranë policisë shtojnë se bisedat e mësuesit ndaj nxënëseve kanë nisur para një muaji, ku ai mesazhi që komprementon Bledar Duron është mesazhi që i ka çuar njërës prej nxënësve ku i ka kërkuar si ndihet në çastet kur komunikonte me të. Ky mesazh duket se është prova më e fortë që prokuroria ka në dorë.
Mësuesi i arteve pamore sipas oficerëve të policisë gjyqësore i kishte fshirë të gjitha mesazhet e komunikimit ndërkohë që vajza që ka denoncuar rastin i kishte ruajtur.
Me këto mesazhe ajo se bashku me njërin nga prindërit ka takuar psikologen e shkollës, e cila e alarmuar i ka bërë gjithçka të ditur titullares se shkollës e me pas është lajmëruar policia, e cila ka kryer dhe arrestimin e tij.
Grupi i hetimit ka sekuestruar telefonin e 41 vjecarit për të rikthyer edhe njëherë tjetër bisedat që mësuesi Bledar Duro ka kryer me dy nxënëset e ngacmuara prej tij.
What's Your Reaction?