Të sharat ndaj SPAK nuk i zgjidhin hallin Berishës

Nga Dritan Hila Është e disata herë që Berisha i sulet me sharje SPAK-ut dhe prokurorëve të tij. Një strategji kjo po aq e vjetër sa ai. Synimi është sa i thjeshtë, aq edhe produktiv në të shkuarën: Pa analizuar faktet dhe akuzat, mobilizon militantët dhe ngjall dyshime për vërtetësinë e akuzës tek opinioni asnjanës. […]

Nëntor 13, 2024 - 13:05
 0
Të sharat ndaj SPAK nuk i zgjidhin hallin Berishës
Reklamë
Reklamë

Nga Dritan Hila

Është e disata herë që Berisha i sulet me sharje SPAK-ut dhe prokurorëve të tij. Një strategji kjo po aq e vjetër sa ai.

Synimi është sa i thjeshtë, aq edhe produktiv në të shkuarën:

Reklamë
Reklamë

Pa analizuar faktet dhe akuzat, mobilizon militantët dhe ngjall dyshime për vërtetësinë e akuzës tek opinioni asnjanës.

Zhvlerëson mediatikisht akuzat.

Tremb prokurorët dhe gjykatësit, të cilët dikur ishin të varur tërësisht nga politika.

Mirëpo, si gjithçka e vjetruar te Berisha, edhe kjo strategji është e tejkaluar nga koha, pasi opinioni publik është më analitik se dikur që i mjaftonte berihaji i liderëve për ta marrë të pastër si kristali shefin e tyre. Fundja 17 kulla nuk futen në xhep.

Së dyti, militantët e dinë që komunizmi ka marrë fund edhe aty ku lindi. As Putini nuk e përmend më. Ndaj nuk duan të shkojnë në luftë shesheve e rrethqarkullimeve duke u kacavjerrë në helikat e mullinjve të erës.

Së treti, por më e rëndësishmja, prokurorët tashmë varen nga dikush tjetër, d.m.th as nga Rama e as nga Bajrami, ndaj nuk mundet ta ndihmojnë.

Berishë, shpik ndonjë gjë tjetër, përndryshe mbete në katin e tetë. (Dritare.net)

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.