“Është vend agresiv”/ Paralajmëron ministri turk i Mbrojtjes: Izraeli mund të sulmojë Turqinë

Ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler, është shprehur se Izraeli mund të sulmojë Turqinë, duke mbështetur kështu deklaratat e pak ditëve më parë të Presidentit Erdogan, i cili e cilësoi Izraelin si një kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin. “Izraeli është një vend agresiv; mund të na sulmojë”, tha ministri, ndërsa la të kuptohet mundësinë e […]

Nëntor 13, 2024 - 14:05
 0
“Është vend agresiv”/ Paralajmëron ministri turk i Mbrojtjes: Izraeli mund të sulmojë Turqinë
Reklamë
Reklamë

Ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler, është shprehur se Izraeli mund të sulmojë Turqinë, duke mbështetur kështu deklaratat e pak ditëve më parë të Presidentit Erdogan, i cili e cilësoi Izraelin si një kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin.

“Izraeli është një vend agresiv; mund të na sulmojë”, tha ministri, ndërsa la të kuptohet mundësinë e shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore në çdo moment, shkruan A2 CNN.

Duke folur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë për një televizion lajmesh ne Turqi, ministri Guler theksoi se Turqia duhet të jetë e përgatitur për çdo skenar.

Reklamë
Reklamë

Kur u pyet nëse Izraeli mund të ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë për Turqinë.

“Presidenti ynë po paralajmëron shoqërinë sepse e sheh këtë rrezik. A do të shprehte zoti President shqetësime të tilla nëse nuk do të shihte një kërcënim të mundshëm nga Izraeli?”, u përgjigj Guler kur u pyet nëse Izraeli mund të ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë për Turqinë.

Guler tërhoqi paralele historike, duke kujtuar se si luftërat e mëparshme botërore nisën nga ngjarje në dukje të vogla, duke paralajmëruar se konflikti mund të shpërthejë papritur.

“Sigurisht, ne nuk duam luftë, por duhet të jemi gjithmonë të gatshëm”, tha ministri gjatë deklaratave të tij.

Ministri i Mbrojtjes theksoi se prioriteti i Turqisë është ruajtja e paqes, por shtoi se forcat e sigurisë së vendit po bëjnë plane të detajuara për çdo kërcënim të mundshëm.

Komentet e Guler vijnë mes tensioneve të rritura rajonale, me operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza dhe Liban, që ngjallën shqetësime të përhapura në të gjithë Lindjen e Mesme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.