Masakra e Dobraçit la pas katër viktima, Ilir Proda: Shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete
Shkodra u trondit pasditen e 30 tetorit nga një atentat mafioz që la pas katër viktima. Shënjestër e atentatit dyshohet se ishte Hamza
Shkodra u trondit pasditen e 30 tetorit nga një atentat mafioz që la pas katër viktima.
Shënjestër e atentatit dyshohet se ishte Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të cilët humbën jetën nga breshëria e plumbave. Ndërsa çifti Bashkim dhe Flutura Basha udhëtonin me një motor, i cili u përplas nga Benzi me të cilin udhëtonin Lici dhe Bushati. Flutura ndërroi jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshorti i saj humbi jetën pas 2 ditësh në spital.
Teksa kanë kaluar dy javë nga atentati policia nuk ka asnjë emër autori. Kreu i Policisë së Shteti, Ilir Proda, ditën e sotme duke raportuar në Komisionin e Sigurisë, tha se shumë shpejt do të ketë rezultate për masakrën e Dobraçit.
“Për ngjarjen e Shkodrës, me garanci shumë të plotë shumë shpejt do kemi rezultate konkrete. Sikur të kisha shkopin magjik se jam qytetar vete, do e ktheja kohën, por ja që kjo ngjarje na ka ndodhur”, ka thënë ai./vizionplus.tv
What's Your Reaction?