Bekim Balaj tërhiqet nga Kombëtarja
Bekim Balaj ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila e falënderon
Bekim Balaj ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila e falënderon për gjithçka që sulmuesi ka dhënë në fushën e lojës, duke nisur nga kombëtaret e moshave te Kombëtarja A.
“Më shumë se 10 vite kuqezi, 48 ndeshje të luajtura, 9 gola të shënuar, i pari i veçantë për mënyrën e realizimit dhe rëndësinë që pati, në fitoren e parë në histori me Portugalinë.
Bekim Balaj ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja dhe Federata e Futbollit e falënderon për gjithçka që sulmuesi ka dhënë në fushën e lojës, duke nisur nga kombëtaret e moshave te Kombëtarja A. Faleminderit Bekim!”, thuhet në mesazhin e FSHF.
What's Your Reaction?