GJKKO pranon kërkesën e SPAK, pushon çështjen ndaj ish-deputetit të Ilir Metës

Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, ka pushuar çështjen ndaj deputetit socialist Agron Çela, i cili iu bashkua PS pasi iku nga radhet e LSI. Procedimi penal për veprën ‘Mashtrimi’ ishte regjistruar pas kallëzimit të një shtetasi. Njoftimi i GJKKO: Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 15.10.2024 ka […]

Nëntor 13, 2024 - 15:05
 0
GJKKO pranon kërkesën e SPAK, pushon çështjen ndaj ish-deputetit të Ilir Metës
Reklamë
Reklamë

Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, ka pushuar çështjen ndaj deputetit socialist Agron Çela, i cili iu bashkua PS pasi iku nga radhet e LSI.

agron cela spak

Procedimi penal për veprën ‘Mashtrimi’ ishte regjistruar pas kallëzimit të një shtetasi.

Reklamë
Reklamë

Njoftimi i GJKKO:

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 15.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Kërkesë për pushimin e procedimit penal nr. 22 të vitit 2024”.

  1. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 328/1 gërma “b”, 329/a dhe 329/b pika 3 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 123, date 13.11.2024, vendosi:
  2. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
  3. Pushimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 22 i vitit 2024 i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar regjistruar për veprën penale “Mashtrimi” e parashikuar nga neni 143/1 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 328/1 pika 1, gërma “b”, të K.Pr.Penale, nga hetimet e kryera fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.
  4. Shpenzimet proceduriale hetimore të parapaguara nga shteti lihen siç janë bërë.
  5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brënda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.