Elon Musk pjesë e ekipit Trump, miliarderi do të drejtojë efikasitetin e qeverisjes. Në krye të CIA-s, John Ratcliffe

Pak ditë pas fitores së thellë të Donald Trump, kanë dalë në dritë emrat të tjerë të administratës amerikane që do të nisin

Nëntor 13, 2024 - 15:30
 0
Elon Musk pjesë e ekipit Trump, miliarderi do të drejtojë efikasitetin e qeverisjes. Në krye të CIA-s, John Ratcliffe
Reklamë
Reklamë

Pak ditë pas fitores së thellë të Donald Trump, kanë dalë në dritë emrat të tjerë të administratës amerikane që do të nisin punë menjëherë në janar pas futjes së presidentit në Shtëpinë e Bardhë.

Trump do të emërojë Elon Musk në një rol që synon të krijojë një qeveri më efikase, duke i dhënë edhe më shumë ndikim njeriut më të pasur në botë, i cili ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt dhe ndihmues të ish-presidentit gjatë fushatës.

Musk dhe ish-kandidati republikan për president, Vivek Ramasuamy, do të drejtojnë së bashku një Departament të sapokrijuar për Efikasitetin e Qeverisë.

Reklamë
Reklamë

Përmes një reagimi në rrjetet sociale Trump tha se Musk dhe Ramaswamy do të zhdukin burokracinë qeveritare, do të shkurtojnë shpenzimet e kota dhe do të ristrukturojnë agjencitë federale.

Trump ka vendosur gjithashtu të rikthejë në krye të inteligjencës amerikane John Ratcliffe.  Ratcliffe ka qenë kongresmen republikan me tre mandate përpara se të shërbente si shef i CIA-s në administratën e parë të Trump.

Trump do të nominojë ish-guvernatorin e Arkansasit, Mike Huckabee, për postin e ambasadorit në Izrael. Ky i fundit është një mbrojtës i vendosur i Izraelit dhe nominimi i tij për këtë post vjen pasi Trump ka premtuar se do të rreshtojë politikën e jashtme të SHBA-së më afër me interesat e Tel Avivit.

Të katërt emrat e fundit, Trump i bëri të ditur përmes rrjeteve sociale përpara takimit me presidentin aktual Joe Biden, këtë të mërkurë në Shtëpinë e  Bardhë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.