Shqiptarët kursejnë për pushime, më shumë udhëtojnë të rinjtë, flenë tek të afërmit

Janë më shumë të rinj të moshave 25-34 vjeç, udhëtojnë me qëllim për të vizituar të afërmit dhe miq, ndërsa rrinë në një mesatare 4 ditore. Këto janë karakteristikat e shqiptarëve që kryejnë pushimet brenda dhe jashtë vendit. Statistikat e vëna në dispozicion nga Instituti i Statistikave mbi Anketën e Turizmit dhe Udhëtimeve tregojnë se […]

Nëntor 13, 2024 - 15:55
 0
Shqiptarët kursejnë për pushime, më shumë udhëtojnë të rinjtë, flenë tek të afërmit
Reklamë
Reklamë

Janë më shumë të rinj të moshave 25-34 vjeç, udhëtojnë me qëllim për të vizituar të afërmit dhe miq, ndërsa rrinë në një mesatare 4 ditore. Këto janë karakteristikat e shqiptarëve që kryejnë pushimet brenda dhe jashtë vendit.

Statistikat e vëna në dispozicion nga Instituti i Statistikave mbi Anketën e Turizmit dhe Udhëtimeve tregojnë se udhëtimet si brenda dhe jashtë vendit u rritën ndjeshëm në 2023.

Udhëtimet e kryera për qëllime “Vizita te të afërm dhe miq”, kanë shënuar rritjen më të lartë me rreth 5,1 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2022. Por udhëtimet e shqiptarëve nuk mungojnë as për biznes por dhe qëllime personale. Shifrat tregojnë se udhëtimet personale në vende te tjera u rritën me rreth 20% ndërsa nuk munguan as ato për qëllime biznesi.

Reklamë
Reklamë

Teksa udhëtojnë shqiptarët zgjedhin të qëndrojnë në një mesatare prej 4 netësh duke zgjedhur kryesisht akomodimin tek të afërmit dhe më pas qëndrimin në hotele e ambiente me qira. Por trend në rritje janë dhe pushimet në shtëpi druri kamping apo dhe llixha.

Janë muajt  Korrik, Janar dhe Qershor më të preferuarit për të shpenzuar pushimet. (grafik) Ndërsa ndalur sipas qyteteve shqiptarët preferojnë më shumë Tiranën (18,2 %), Vlorë (14,5 %), Korçë (11,7 %) dhe Durrës (9,7 %). Në udhëtimet e kryera jashtë Shqipërisë, përqindjet më të larta janë regjistruar në: Greqi (7,7 %), Itali (6,3%) dhe shtete të tjera (Spanjë, Angli, etj.) (2,4 %).

Nëse zgjedhin të pushojnë nuk mungojnë udhëtimet me makina të cilat arritën deri në  3,88 milionë ose 88,1 % të të gjithë udhëtimeve të kryera në vitin 2023.  Ndërsa nuk mungojnë as ato ajrore por dhe me autobusa.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.