Blinken takohet me kreun e NATO-s, sekretari amerikan i shtetit premton vijimin e mbështetjes për Ukrainën
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken mbërriti këtë të mërkurë në Bruksel ku u takua me shefin e NATO-s Mark Rutte. Në qendër
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken mbërriti këtë të mërkurë në Bruksel ku u takua me shefin e NATO-s Mark Rutte.
Në qendër të bisedimeve të dy zyrtarëve ishte vazhdimi i ndihmës ndaj Ukrainës në muajt e fundit të administratës Biden si dhe dislokimi i trupave nga Koreja e veriut përkrah forcave ruse.
“Përfshirja e trupave koreano-verior në luftime në kufirin e Ukrainës, kërkon dhe do të ketë një përgjigje të vendosur”, tha Blinken.
Ndërsa shefi i NATO tha se putin do të paguajë Korenë e veriut për trupat, me teknologji raketore, gjë që do të ishte kërcënim jo vetëm për Europën, por edhe për SHBA.
“Natyrisht ne duhet të bëjmë më shumë për t’u siguruar që Ukraina mund të qëndrojë në luftë dhe të jetë në gjendje të zmbrapsë sa më shumë që të jetë e mundur sulmin rus dhe të parandalojë Putin të jetë i suksesshëm në Ukrainë”, tha Rutte.
Administrata në ikje e presidentit Biden po vijon përpjekjet për forcimin e pozicionit të Ukrainës në luftë përpara rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
What's Your Reaction?