Masakra me 4 viktima, gazetarja: Drejtori i Policisë në Shkodër dha dorëheqjen 2 ditë para

Komisariati i policisë së Shkodrës vazhdon të përballet me pasojat e atentatit të 30 tetorit në qytet, ku katër persona mbetën të vdekur. Duke folur për emisionin “Jetë shqiptare” në RTSH, gazetarja Emi Kalaja zbuloi se kreu i Policisë lokale, Edmond Sulaj, dorëzoi dorëheqjen para se ngjarja të ndodhte. “Drejtori i Policisë së Shkodrës e […]

Nëntor 13, 2024 - 17:35
 0
Masakra me 4 viktima, gazetarja: Drejtori i Policisë në Shkodër dha dorëheqjen 2 ditë para
Reklamë
Reklamë

Komisariati i policisë së Shkodrës vazhdon të përballet me pasojat e atentatit të 30 tetorit në qytet, ku katër persona mbetën të vdekur.

Duke folur për emisionin “Jetë shqiptare” në RTSH, gazetarja Emi Kalaja zbuloi se kreu i Policisë lokale, Edmond Sulaj, dorëzoi dorëheqjen para se ngjarja të ndodhte.

Drejtori i Policisë së Shkodrës e dorëzoi dorëheqjen dy ditë përpara dhe nuk ka rikandiduar në asnjë pozicion, ndonëse ka moshën dhe staturën. Ai ka qenë oficer policie me pozicione të rëndësishme,” tregoi gazetarja.

Reklamë
Reklamë

Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar në Prokurorinë e Shkodrës edhe efektivët e policisë lokale për “shpërdorim detyre” në lidhje me masakrën në Dobraç. Dyshohet se personi i njohur si Ibrahim Lici, vëllai i viktimës Hamza Lici, ishte po ashtu në makinën e shënjestruar nga atentatorët.

Sipas avokatit Altin Kaziaj, do të ishte e rëndë po të vërtetohet se efektivet e lejuan atë të largohet nga vendngjarja.

Drejtori i Policisë së një qarku është zyrtar shumë i lartë i Policisë, i cili ka në varësi të vet të gjithë specialistët e antikrimit, që duhet ta kishin zbuluar dhe parandaluar ngjarjen. Ne po numërojmë vetëm viktimat në këtë rast. Janë dy pjesë: pala që ka qëlluar dhe pala viktimë. Ndërkohë që sipas meje Policia e Shtetit duhet të jetë pjesa e tretë me veprime hetimore proaktive dhe me veprime shumë të shpejta,” tha z. Kaziaj në “Jetë shqiptare”.

Prokuroria e Shkodrës ka njoftuar se çështja do të shkojë në SPAK, pasi institucioni lokal nuk ka kompetencën për ta hetuar një ngjarje ku dyshohet se përfshihet një grup i strukturuar kriminal.

Viktima të pafajshme të atentatit të 30 tetorit mbetën edhe një çift bashkëshortësh që udhëtonin me motoçikletë dhe u përplasën fatalisht nga automjeti i Licit, pasi ai doli jashtë kontrollit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.