Shumë mungesa, por Sylvinho e “ka ndarë mendjen” për formacionin, ja si mund të luajmë ndaj Çekisë

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e së mërkurës në Arenën Kombëtare ndaj Çekisë, një ndeshje tejet e rëndësishme, e cila mund të vendosë shumë për ecurinë e Ligës së Kombeve, nga e cila mund të fitosh edhe një biletë për Kampionatin Botëror. Megjithatë, trajneri Sylvinho nuk ka një ekip në formën e tij më të […]

Nëntor 13, 2024 - 18:25
 0
Shumë mungesa, por Sylvinho e “ka ndarë mendjen” për formacionin, ja si mund të luajmë ndaj Çekisë
Reklamë
Reklamë

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e së mërkurës në Arenën Kombëtare ndaj Çekisë, një ndeshje tejet e rëndësishme, e cila mund të vendosë shumë për ecurinë e Ligës së Kombeve, nga e cila mund të fitosh edhe një biletë për Kampionatin Botëror.

Megjithatë, trajneri Sylvinho nuk ka një ekip në formën e tij më të mirë, duke qenë se duhet të bëjë pa disa lojtarë të rëndësishëm, të cilët do të mungojnë në këtë sfidë, por edhe ndaj Gjeorgjisë 3 ditë më pas.

Por si mund të luajë braziliani në ndeshjen e së shtunës. Ai ka treguar se nuk i pëlqen shumë ndryshimet dhe moduli nuk ka për të ndryshuar edhe në këtë takim edhe pse ka shumë mungesa.

Reklamë
Reklamë

Në portë pritet të jetë Strakosha, ndërsa para tij do të vendosen Ismajli dhe Ajeti, i cili do të zëvendësojë sërish kapitenin Gjimshiti, që u dëmtua në ndeshjen e fundjavës me Atalantan. Në krah, pritet të konfirmohet Balliu në të djathtë dhe Mitaj në të djathtë.

Në mesin e fushës, Kristjan Asllani ka treguar se e ka lënë pas dëmtimi dhe do t’i bashkohet Bajramit, ndërsa nuk do të mungojë as Laçi. Në të djathtë të sulmit do të luajë Asani, në të majtë Bajrami, të cilët do të mbështesin në krye të sulmit Indrit Tucin, i cili debutoi me asist në sfidën e kaluar në transfertë ndaj Gjeorgjisë.

/a.r

Shumë mungesa, por Sylvinho e “ka ndarë mendjen” për

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.