Plas arma në Kosovë, humbin jetën dy persona, gjithçka ndodhi brenda një lokali dhe…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në qytetin e Klinës, ku dy persona janë qëlluar për vdekje. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar lajmin dhe ka dhënë më shumë detaje rreth incidentit. Sipas tij, policia u njoftua rreth orës 17:15 për një gjuajtje me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi”, […]
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në qytetin e Klinës, ku dy persona janë qëlluar për vdekje. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar lajmin dhe ka dhënë më shumë detaje rreth incidentit.
Sipas tij, policia u njoftua rreth orës 17:15 për një gjuajtje me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi”, brenda një lokali të qytetit.
“Gjatë operacionit, mjeku kujdestar ka konstatuar se një person është pa shenja jete, ndërsa një tjetër është dërguar menjëherë në emergjencë për trajtim të mëtejshëm,” tha Gashi, raportojnë mediat e Kosovës të cilat më pas bënë me dije se edhe i plagosuri nuk i mbijetoi dot plagëve.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë organet kompetente, përfshirë policinë dhe ekipet e emergjencës mjekësore. Ai theksoi se momentalisht organet kompetente të drejtësisë janë duke kryer hetime për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit tragjik.
What's Your Reaction?