Shiu dhe shtrëngatat “pushtojnë” nesër Shqipërinë, më e prekur juglindja e vendit

Shqipëria do të përfshihet këtë të enjte nga një mot i paqendrueshëm.shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se reshjet e shiut priten të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në jug reshjet parashikohen të fitojnë intensitet deri të lartë. Në […]

Nëntor 13, 2024 - 19:25
 0
Shiu dhe shtrëngatat “pushtojnë” nesër Shqipërinë, më e prekur juglindja e vendit
Reklamë
Reklamë

Shqipëria do të përfshihet këtë të enjte nga një mot i paqendrueshëm.shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se reshjet e shiut priten të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në jug reshjet parashikohen të fitojnë intensitet deri të lartë.

Në orët e mesditës dhe pasdites të ditës së enjte reshjet e shiut fitojnë intensitet lokalisht deri të lartë në zonën qendrore te vendit, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar.

Hera-herës reshjet priten të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut lokalizohen vetëm në juglindje të vendit.

Reklamë
Reklamë

Në zonën e Alpeve dhe në verilindje-lindje që në orët e para të 24-orëshit dhe deri në orët e mesditës në lartësinë mbi 1000-1200 metra do të ketë reshje bore më intensitet të ulët, ndërsa në Alpe reshje bore me intensitet deri mesatar. Ndërkohë, valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.