Cilat janë 4 qytetet e preferuara të shqiptarëve? Vetëm 2.5 % e udhëtimeve bëhen për qëllim biznesi

Shqiptarët po udhëtojnë gjithnjë e më shumë. Instat ka publikuar të dhëna që tregojnë se në vitin e kaluar numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi brenda apo jashtë Shqipërisë, ishte 4 milionë e 399 mijë e 859. Sipas Instat, ky tregues është 17,4 % më i lartë se në vitin 2022. Udhëtimet për […]

Nëntor 13, 2024 - 19:50
 0
Cilat janë 4 qytetet e preferuara të shqiptarëve? Vetëm 2.5 % e udhëtimeve bëhen për qëllim biznesi
Reklamë
Reklamë

Shqiptarët po udhëtojnë gjithnjë e më shumë. Instat ka publikuar të dhëna që tregojnë se në vitin e kaluar numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi brenda apo jashtë Shqipërisë, ishte 4 milionë e 399 mijë e 859.

Sipas Instat, ky tregues është 17,4 % më i lartë se në vitin 2022. Udhëtimet për qëllime personale përbëjnë 97,5 % të udhëtimeve gjithsej, ndërsa udhëtimet për qëllime biznesi 2,5 % të tyre.

Por cilat kanë qenë destinacionet më të preferuara për udhëtime në Shqipëri?

Reklamë
Reklamë

Cilat janë 4 qytetet e preferuara të shqiptarëve? - Vetëm

Në vend të parë është padyshim kryeqyteti, Tirana. Më pas vijnë Vlora e ndjekur nga Korça dhe Durrësi.

Nëse I krahasojmë shifrat, rezulton se ka një rritje të konsiderueshme të udhëtimeve me mikrobuzë apo autobuzë, çka tregoin për një rritje të aktivitetit të agjencive turistike që organizojnë ture nëpër Shqipëri.

Ndërsa sa i përket destinacioneve jashtë vendit, kryeson Greqia, e ndjekur nga Italia dhe shtetet e tjera si Spanja apo Anglia.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.