Hetoi Donald Trump, Prokurori i Posaçëm pritet të hapë dorëheqjen para se presidenti i ri të betohet

Hetuesi i Posaçëm, Jack Smith , i cili ndoqi dy çështje penale ndaj Donald Trump, do të japë dorëheqjen përpara se presidenti i

Nëntor 13, 2024 - 20:55
 0
Hetoi Donald Trump, Prokurori i Posaçëm pritet të hapë dorëheqjen para se presidenti i ri të betohet
Reklamë
Reklamë

Hetuesi i Posaçëm, Jack Smith , i cili ndoqi dy çështje penale ndaj Donald Trump, do të japë dorëheqjen përpara se presidenti i zgjedhur të marrë detyrën.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane. Smith ngriti dy çështje federale ndaj zotit Trump, një për keqmenaxhimin e dokumenteve të klasifikuara dhe tjetra për përpjekjen e dyshuar të tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 2020-s.

Politikanët republikanë i konsideruan çështjet një “luftë ligjore” dhe të “motivuara politikisht”, ndërsa vetë Trump e përshkruante vazhdimisht hetuesin si “të rrjedhur” dhe një “prokuror anti-Trump”.

Reklamë
Reklamë

Vendimi i Smith për t’u tërhequr përpara se Trump të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë vjen pjesërisht për shkak të paralajmërimeve të presidentit të zgjedhur për ta shkarkuar atë “brenda 2 sekondave” nga marrja e detyrës më 20 janar – raporton “Neë York Times”.

Fitorja e bujshme e Trump javën e kaluar shënoi fundin e çështjeve të ngritura nga hetuesi i posaçëm ndaj ish-presidentit.

Plani për mbylljen e hetimeve ndaj tij u njoftua pas opinionit të Departamentit të Drejtësisë se një president në fuqi nuk mund të procedohet për krime.

Pritet që çështjet të mbyllen përpara se zoti Smith të lërë detyrën, pasi një nga qëllimet e tij është të mos lërë punë të pambyllura për kolegët e ardhshëm, vijojnë mediat amerikane.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.