Drejtori i ri i CIA-s bëri shqiponjën me duar, “shpërthejnë” mediat serbe: Skandal!

Duket se zgjedhja e Donald Trump në drejtimin e Inteligjencës Qendrore Amerikane (CIA), nuk është pritur shumë mirë në Serbi. Media Informer ka publikuar një foto të John Ratcligge, i cili shfaqet duke bërë gjestin e shqiponjës me dy duar e dua e quajtur këtë si skandal. “Një simbol i Shqipërisë së Madhe”, shkruan media serbe. Shkrimi në […]

Nëntor 14, 2024 - 08:50
 0
Drejtori i ri i CIA-s bëri shqiponjën me duar, “shpërthejnë” mediat serbe: Skandal!
Reklamë
Reklamë

Duket se zgjedhja e Donald Trump në drejtimin e Inteligjencës Qendrore Amerikane (CIA), nuk është pritur shumë mirë në Serbi.

Media Informer ka publikuar një foto të John Ratcligge, i cili shfaqet duke bërë gjestin e shqiponjës me dy duar e dua e quajtur këtë si skandal.

“Një simbol i Shqipërisë së Madhe”, shkruan media serbe.

Reklamë
Reklamë
Shkrimi në median serbe

Më tej, po e njëjta media online informon qytetarët serbë se Ratcliffe njihet për lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në Amerikë.

“Në 2016-ën, Ratcliffe, mori pjesë dhe foli si i ftuar special në Forumin Ekonomik të Diasporës Shqiptare në SHBA, të mbajtur në Nju Jork dhe organizuar nga Rrjeti Amerikano-Shqiptar”, shkruan Informer.

Në disa foto të tjera, Ratcliffe shfaqet krah Pandeli Majkos, kur ishte ministër i Diasporës dhe Fatmir Mediut, ish-ministrit të Mbrojtjes.

John Ratcliffe mes Pandeli Majkos dhe Fatmir Mediut

Po ashtu, Ratcliffe është takuar me anëtarë të Kuvendit të Kosovës. Madje kur ai u emërua Drejtor i Inteligjencës Kombëtare në administratën e parë të Trump, Ramush Haradinaj përshëndeti zgjedhjen e tij.

“Ratcliffe është shumë i informuar për Kosovën dhe ngjarjet në rajonin tonë”, shkroi asokohe Haradinaj.

Ratcliffe është një aleat i ngushtë i Trump. Kohët e fundit, ai ishte bashkëkryetar i Qendrës për Sigurinë Amerikane, një institut kërkimor që mbronte pozicionet e Trump dhe këshilloi ish-presidentin republikan për politikat e sigurisë kombëtare gjatë fushatës së tij 2024.

Ratcliffe premtoi se do të monitorojë nga afër çështje si ushtria e Iranit, programi i armëve bërthamore të Koresë së Veriut dhe ndërhyrjet e huaja në zgjedhjet e SHBA.

Me republikanët që do të kontrollojnë sërish Senatin vitin e ardhshëm, tashmë me përvojën që Ratcliffe ka, votimi i tij pritet të bëhet lehtësisht.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.