U vra mbrëmë me plumb në kokë, ndërtuesi Eduart Reçi dikur ishte drejtor në SHISH
Janë zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë ku humbi jetën biznesmeni Eduart Reçi. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se grupi hetimor që po heton vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi ka sekuestruar kamerat e sigurisë. Në pamje dëgjohet një e shtënë dhe menjëherë 52-vjeçari bie përdhe pasi plumbi e kap në kokë. Fatkeqësisht pamjet […]
Janë zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë ku humbi jetën biznesmeni Eduart Reçi.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se grupi hetimor që po heton vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi ka sekuestruar kamerat e sigurisë.
Në pamje dëgjohet një e shtënë dhe menjëherë 52-vjeçari bie përdhe pasi plumbi e kap në kokë. Fatkeqësisht pamjet e sigurisë nuk kanë filmuar autorin ose autorët për shkak të errësirës. Në pyetje janë marrë familjarët e tij, të cilët kanë mohuar që të kenë dijeni përplasje të Reçit me persona të tjerë.
Eduart Reçi prej disa vitesh merrej me firmën e tij të ndërtimit, ndërkohë më herët ka qënë drejtor në institucionin e SHISH.
/a.r
What's Your Reaction?