“Beqaj mund të nxirrte sekrete të forta”, Karamuço: Jo të gjithë deputetët kanë certifikatë sigurie!

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ishte i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel. Ai u shpreh se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mund të nxirrte sekrete të forta, referuar mbledhjes së komisionit të Sterilizimit. Ndër të tjera Karamuço tha se jo të gjithë deputetët kanë certifikata sigurie. “Personi që futet në Kuvend i […]

Nëntor 14, 2024 - 09:25
 0
“Beqaj mund të nxirrte sekrete të forta”, Karamuço: Jo të gjithë deputetët kanë certifikatë sigurie!
Reklamë
Reklamë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ishte i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel.

Ai u shpreh se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mund të nxirrte sekrete të forta, referuar mbledhjes së komisionit të Sterilizimit.

Ndër të tjera Karamuço tha se jo të gjithë deputetët kanë certifikata sigurie.

Reklamë
Reklamë

“Personi që futet në Kuvend i hiqen prangat, nuk ka asnjë element rrezikshmërie që personi ikën. Personi mbahet nga ora 10:00 deri vonë. Komisioni ka siguruar dosjen e GJKKO. Aty ka fakte penale që po ecin, janë në hetim. Një pyetje që ka bërë Beqaj ka thënë ‘ është marrë leje që të flas?”. “Po, po kemi marrë”, ka thënë kryetarja.

Çfarë përbën dosja? Dosja ka dhe sekret hetimor. A janë të gjithë anëtarët hetimor me certifikatë sigurie? Jo nuk janë të gjithë. Nëse është e vërtetë kjo është shkelje e rëndë, shkon në burg. Konsumon vepër penale.

Unë i referohem ligjit dhe ligji është shumë i saktë. Hiq anën politike që tha Curri, ‘spektakël’. Që në fillim Beqaj u ka thënë ‘këto që do më bëni…”. U shqetësova që është siguruar dosja që nuk i përket të këqyret aq shumë.”, tha ai.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.