Po i vendoste eksploziv Gjykatës së Lartë, por e pëson vetë! Autori bëhet copë-copë nga shpërthimi

Një sulm ndaj Gjykatës së Lartë të Brazilit në kryeqytetin Brasilia mbrëmjen e së mërkurës ka shkaktuar vdekjen e autorit të aktit kriminal, i cili raportohet se ka ndërruar jetë si pasojë e shpërthimit të eksplozivit që po i vendoste institucionit të drejtësisë. BBC News raporton se ai u gjet pa shenja jete jashtë ndërtesës pak […]

Nëntor 14, 2024 - 09:40
 0
Po i vendoste eksploziv Gjykatës së Lartë, por e pëson vetë! Autori bëhet copë-copë nga shpërthimi
Reklamë
Reklamë

Një sulm ndaj Gjykatës së Lartë të Brazilit në kryeqytetin Brasilia mbrëmjen e së mërkurës ka shkaktuar vdekjen e autorit të aktit kriminal, i cili raportohet se ka ndërruar jetë si pasojë e shpërthimit të eksplozivit që po i vendoste institucionit të drejtësisë.

BBC News raporton se ai u gjet pa shenja jete jashtë ndërtesës pak pasi 2 shpërthime tronditën zonën. Kalimtarët në vendin e ngjarjes thanë se e kishin parë atë duke hedhur eksploziv përpara shpërthimit. Sipas zyrtarëve, askush tjetër nuk është lënduar në inicident.

Avokati i përgjithshëm i vendit, Jorge Messias, dënoi aktin duke e quajtur atë një sulm i qëllimshëm dhe u zotua për një hetim të plotë mbi shpërthimet.

Reklamë
Reklamë

“Unë dënoj fuqishëm sulmet kundër Gjykatës së Lartë dhe Dhomës së Ulët. Ne duhet të dimë motivin pas sulmeve dhe të rivendosim paqen dhe sigurinë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai në rrjetet sociale.

Më herët, Gjykata e Lartë tha në një deklaratë se ndërtesa ishte evakuuar si masë paraprake pasi u dëgjuan shpërthime. Gjykatësit sapo kishin përfunduar seancën plenare dhe u evakuuan shpejt në mënyrë të sigurtë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.