EMRI/ Prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur, në pranga 71-vjeçari amerikan në Tiranë

Një 71-vjeçar amerikan është arrestuar këtë të enjte në Tiranë, pasi prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur. I arrestuari është identifikuar

Nëntor 14, 2024 - 09:50
 0
EMRI/ Prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur, në pranga 71-vjeçari amerikan në Tiranë
Reklamë
Reklamë

Një 71-vjeçar amerikan është arrestuar këtë të enjte në Tiranë, pasi prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur.

I arrestuari është identifikuar si David Ira Lang.

Arrestimi i 71, vjeçarit, me precedent penal jashtë Shqipërisë, u arrestua pas hetimeve disamujore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurma virtuale”.

Reklamë
Reklamë

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Finalizohet pas disa muajsh hetime operacioni policor i koduar “Gjurma virtuale”.

Operacioni, rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Task Forcës për Shërbimet e Përbashkëta Investiguese në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Njësisë kundër Krimeve Kibernetike, me Zyrën Rajonale të Sigurisë së Ambasadës së ShBA në Tiranë (RSO/OCIU) dhe me Prokurorinë e Tiranës

Prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur, arrestohet 71-vjeçari (shtetas amerikan, me precedent penal jashtë Shqipërisë).

Hetimet disamujore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurma virtuale” rezultuan me identifikimin dhe ndalimin e shtetasit amerikan D. L., 71 vjeç, banues në Tiranë.

Ai dyshohet se në Shqipëri, prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur.

Në zbatim të urdhrit të Prokurorit, për ekzekutimin e vendimit të gjykatës, për lejim të kontrollit, Departamenti i Policisë Kriminale kreu kontroll në banesën e 71-vjeçarit, ku gjeti dhe sekuestroi pajisje elektronike dhe materiale të tjera, që kanë shërbyer për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.