Tmerr në Tiranë! I moshuari amerikan, pornografi me të miturit! Bie në prangat e policisë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurma virtuale” ka rënë në pranga 71-vjeçari amerikan me iniciale D.L., banues në Tiranë. Sipas hetimeve disamujore, 71-vjeçari prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur në Shqipëri. Referuar policisë, amerikani kishte dhe precedent penal jashtë Shqipërisë. Në zbatim të urdhrit të Prokurorit, për ekzekutimin e vendimit të […]

Nëntor 14, 2024 - 09:50
 0
Tmerr në Tiranë! I moshuari amerikan, pornografi me të miturit! Bie në prangat e policisë
Reklamë
Reklamë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurma virtuale” ka rënë në pranga 71-vjeçari amerikan me iniciale D.L., banues në Tiranë. Sipas hetimeve disamujore, 71-vjeçari prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur në Shqipëri. Referuar policisë, amerikani kishte dhe precedent penal jashtë Shqipërisë.

Në zbatim të urdhrit të Prokurorit, për ekzekutimin e vendimit të gjykatës, për lejim të kontrollit, Departamenti i Policisë Kriminale kreu kontroll në banesën e 71-vjeçarit, ku gjeti dhe sekuestroi pajisje elektronike dhe materiale të tjera që kanë shërbyer për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Finalizohet pas disa muajsh hetime operacioni policor i koduar “Gjurma virtuale”.

Reklamë
Reklamë

Operacioni, rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Task Forcës për Shërbimet e Përbashkëta Investiguese në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Njësisë kundër Krimeve Kibernetike, me Zyrën Rajonale të Sigurisë së Ambasadës së ShBA në Tiranë (RSO/OCIU) dhe me Prokurorinë e Tiranës

Prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur, arrestohet 71-vjeçari (shtetas amerikan, me precedent penal jashtë Shqipërisë).

Hetimet disamujore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurma virtuale” rezultuan me identifikimin dhe ndalimin e shtetasit amerikan D. L., 71 vjeç, banues në Tiranë.

Ai dyshohet se në Shqipëri, prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur.

Në zbatim të urdhrit të Prokurorit, për ekzekutimin e vendimit të gjykatës, për lejim të kontrollit, Departamenti i Policisë Kriminale kreu kontroll në banesën e 71-vjeçarit, ku gjeti dhe sekuestroi pajisje elektronike dhe materiale të tjera, që kanë shërbyer për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Vijojnë hetimet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.