A do ta riktheje një dashuri të humbur? Elsa Lila flet për ‘statusin’ aktual: Jam…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila ishte e ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5” në Top Channel. Elsa Lila u pyet nga Bieta Sulo nëse është single apo në një lidhje dashurie, dhe kësaj pyetjeje këngëtarja dhe autorja e librit “Mirë se vini në Rebibbia”, u përgjigj pa hezitim se është single. Pjesë […]
Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila ishte e ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5” në Top Channel.
Pjesë nga intervista:
Dashuria më e madhe e Elsa Lilës është…?
Elsa Lila: Jeta! Sepse brenda i kemi të gjitha. E dashuroj jetën.
Mendimi i parë sa kthehesh në Shqipëri është…?
Elsa Lila: Sa më ka marrë malli. Toka ime.
Të ka marrë malli, por kur pe disa komente çfarë ndjeve?
Elsa Lila: Ishte një ndjesi shumë e shëmtuar kur të tjerët shkruajnë për një njeri që s’ka mundësi replike. Më erdhi keq për ata. Kur unë dola nga aty u mora me shijen e përgjithshme.
Sikur të mundje, a do e ktheje një dashuri të humbur?
Elsa Lila: Jo! Sepse kur ka mbaruar ndjenja, ka mbaruar.
Trupi i Elsa Lilës ka më shumë plagë të pashëruara apo ftohtë?
Elsa Lila: Të dyja.
Elsa Lila, single apo çift?
Elsa Lila: Single!
What's Your Reaction?