A ka pasur lidhje me Luftar Reçin? Të afërmit dhe fiqnjët e biznesmenit 52-vjeçar: S’kishte konflikte

Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi mbrëmjen e kaluar në Tiranë ka tronditur opinionin publik edhe në Dibër. Të afërmit dhe fqinjët në fshatin

Nëntor 14, 2024 - 11:30
 0
A ka pasur lidhje me Luftar Reçin? Të afërmit dhe fiqnjët e biznesmenit 52-vjeçar: S’kishte konflikte
Reklamë
Reklamë

Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi mbrëmjen e kaluar në Tiranë ka tronditur opinionin publik edhe në Dibër.

Të afërmit dhe fqinjët në fshatin e tij të lindjes Brezhdan, janë tronditur thellë pasi e njohin si familje të qetë dhe shumë fisnike.

Fqinjët dhe të afërmit shprehen se nuk kanë dijeni që Reçi të ketë patur njohje me Luftar Reçin, i penduari i drejtësisë që njihet ndryshe edhe si i “tmerrshmi i Dibrës”.

Reklamë
Reklamë

“Shumë djalë i mirë ka qenë. Më i miri i fshatit dhe ai dhe babai i vetë. Djalë më të mirë nuk ka pasur. Konflikte nuk ka pasur. Ka vazhduar shkollën e lartë”, tha një fqinj.

“Nuk ka pasur ndonjë konflikt, nuk ka pasur. Nuk di a ka pasur konflikte me ndonjë. Ishte me punë. Dy banesa në Tiranë i ka me qera. Lajmin e morëm vesh në televizor. Këtu nuk ka pasur asnjë konflikt, as babai i vetë”, u shpreh kushëriri i viktimës.

“E njoh si djali më i mirë i Dibrës. Ka mbi 30 vjet që është larguar nga Dibra. Nuk besoj se ka lidhje me Luftar Reçin. Ka mbaruar shkollën e ekonomikut me sa di un”, tha fqinji.

“E vërteta nuk dihet, por si djalë ka qenë i përsosur. Nuk ka pasur asnjë konflikt. Nuk dim të ketë pasur konflikte. Nuk dimë a ka pasur lidhje me Luftar Reçi”, deklaroi një tjetër. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.