I shtrirë në tokë pas plumbit në kokë, pamjet e rënda të vrasjes së biznesmenit! Autori dyshohet se qëlloi nga lartësia

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar momentin pak minuta pas vrasjes së biznesmenit Eduard Reçi. 52-vjeçari, i cili u vra me

Nëntor 14, 2024 - 11:55
 0
I shtrirë në tokë pas plumbit në kokë, pamjet e rënda të vrasjes së biznesmenit! Autori dyshohet se qëlloi nga lartësia
Reklamë
Reklamë

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar momentin pak minuta pas vrasjes së biznesmenit Eduard Reçi.

52-vjeçari, i cili u vra me plumb në kokë, shihet i shtrirë në tokë. Në momentin e ngjarjes, dyshohet se ai ka qenë i vetëm. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës, 52-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.

Reklamë
Reklamë

Sakaq, policia po heton për të bërë të mundur identifikimin e autorit/autorëve dhe për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë autori nuk shfaqet në momentin e vrasjes. Reçi, i cili ishte duke ecur, bie direkt në tokë vetëm pas një të shtëne.

Për këtë hetuesit kanë dyshime se autori të ketë qëlluar nga lartësia dhe më pas të jetë larguar pa gjurmë.

Deri tani nuk ka asnjë shenjë të tij dhe grupi hetimor po punon për të hapur kamera në distancë me shpresë se mund ta identifikojë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.