Një e shtënë e vetme e rrëzon në tokë, dalin pamjet e vrasjes së Eduart Reçit
A2 CNN ka siguruar një foto të viktimës Eduart Reçi, në çastet e atentatit që iu bë një natë më parë, ku edhe humbi jetën. Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë autori nuk shfaqet në momentin e vrasjes. Reçi është duke ecur, kur bie direkt në tokë pas vetëm një të shtëne, shkruan […]
A2 CNN ka siguruar një foto të viktimës Eduart Reçi, në çastet e atentatit që iu bë një natë më parë, ku edhe humbi jetën.
Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë autori nuk shfaqet në momentin e vrasjes. Reçi është duke ecur, kur bie direkt në tokë pas vetëm një të shtëne, shkruan A2 CNN.
Për këtë hetuesit kanë dyshime se autori të ketë qëlluar nga lartësia dhe më pas të jetë larguar pa gjurmë. Deri tani nuk ka asnjë shenjë të tij dhe grupi hetimor po punon për të hapur kamera në distancë me shpresë se mund ta identifikojë.
Eduart Reçi prej disa vitesh merrej me firmën e tij të ndërtimit, ndërkohë më herët ka qenë drejtor në institucionin e SHISH. Në pyetje janë marrë familjarët e tij, të cilët kanë mohuar që të kenë dijeni përplasje të Reçit me persona të tjerë.
Ndërkohë hetimet vijojnë për të bërë të mundur identifikimin e kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
What's Your Reaction?