Odise Roshi tërhiqet nga Kombëtarja
Federata e Futbollit është njohur me vendimin e Odise Roshit për t’u tërhequr nga Kombëtarja shqiptare, pas një karriere të gjatë dhe të
Federata e Futbollit është njohur me vendimin e Odise Roshit për t’u tërhequr nga Kombëtarja shqiptare, pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme me ngjyrat kuqezi.
Odise Roshi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ekipin Kombëtar, duke dhënë gjithmonë maksimumin e tij në arritjet historike të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Gjatë gjithë karrierës së tij me kuqezinjtë, Odiese Roshi i njohur edhe me nofkën “Raketa” nga tifozët, numëron 71 ndeshje dhe 5 gola, ndërsa ishte pjesë e skuadrës në kualifikimin historik në “Euro 2016” dhe pjesë e saj në finalet e Europianit.
Federata e Futbollit e falënderon Roshin për të gjithë kontributin e dhënë ndër vite me fanellën kuqezi, ku do të kujtohet gjithmonë për asistet e tij vendimtar, shpejtësinë dhe energjinë e tij në fushë. I urojmë Odise Roshit suksese të mëtejshme në karrierën e tij.
What's Your Reaction?