Problemet me shëndetin, ekspertët mjekoligjorë do vlerësojnë gjendjen e Safet Gjicit

Në seancën e radhës në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan, u zhvillua gjyqi për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i cili kërkoi

Nëntor 14, 2024 - 13:10
 0
Problemet me shëndetin, ekspertët mjekoligjorë do vlerësojnë gjendjen e Safet Gjicit
Reklamë
Reklamë
Në seancën e radhës në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan, u zhvillua gjyqi për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i cili kërkoi ndryshimin e masës së dënimit për arsye shëndetësore.
Sot, ekspertët mjekoligjorë bënë betimin para gjykatës dhe morën detyrat për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të Safet Gjicit.
Detyrat që do t’u caktohen ekspertëve përfshijnë:
  • Vlerësimin e gjendjes shëndetësore të të pandehurit;
  • Vlerësimin nëse ai mund të marrë trajtimin e nevojshëm në burg;
  • Vlerësimin nëse rrezikohet jeta e tij nga qëndrimi në izolim.

Ekspertët do të japin vlerësimin e tyre në seancën e ardhshme, që do të zhvillohet më 23 dhjetor. Sipas avokatit të Safet Gjicit, Markeljan Jançe, ish-kryebashkiaku i Kukësit vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zgjerim të aortës dhe diabet i formës së rënduar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.