Imagjinoni, sikur të rikthehen në pushtet

Nga ARTUR AJAZI U bënë afro 12 vite, që klasa e deputetëve të kësaj opozite, aspak të zgjuar, politikanë, dhe të aftë, po japin spektakle në Parlament, komisione hetimore, në bulevarde, sheshe, rrugë, ekrane televizionesh. Dhe askush, jam i bindur, nuk i beson dhe dëgjon. E kanë harruar “kohën e tyre”, kur shkollat ishin pocaqi, […]

Nëntor 14, 2024 - 13:40
 0
Imagjinoni, sikur të rikthehen në pushtet
Reklamë
Reklamë

Nga ARTUR AJAZI

U bënë afro 12 vite, që klasa e deputetëve të kësaj opozite, aspak të zgjuar, politikanë, dhe të aftë, po japin spektakle në Parlament, komisione hetimore, në bulevarde, sheshe, rrugë, ekrane televizionesh. Dhe askush, jam i bindur, nuk i beson dhe dëgjon.

E kanë harruar “kohën e tyre”, kur shkollat ishin pocaqi, kur spitalet ishin si në vitet’30, kur zyrat e shtetit mbanin era raki dhe qofte, dhe kur administrate shkrehej qy të enjten, duke kyçur zyrat. Korrupsioni ishte në majën e qiellit, uniformat blu, gri, dhe kaki, ishin katandisur si mos më keq.

Reklamë
Reklamë

Me rroga të vogla, me lidhje kriminale, me afera korruptive, emërime skandaloze, dhe vjedhje ditën me diell. Ata që sot janë me mandatin e deputetit tek kjo opozitë, janë shumica me biznese, pasanikër, dhe lidhje të shumëfishta korruptive. Akoma dhe sot ata, edhe pse kanë ikur nga pushteti, kanë “levat” e tyre në dogana, polici, administratë, ministrira, dhe qahen se “na qenkësh kapur shteti për gryke nga korrupsioni”. Ata që deri në 2013 kur ikën nga pushteti, që i lanë zyrat dhe institucionet të zhytura në borxhe, japin “leksione” dhe bëjnë moral “pastërtie”. Imagjinoni njerëz, sikur këta, kjo kastë pasanikësh me mandate, të rikthehet edhe njëherë në pushtet… ?

Do të ishte kataklizmoja. Do të shembeshin arritjet, sukseset, do të zhgarraviteshin investimet, do të vidhej me “lopatë” qysh ditën e parë të qeverisjes tyre. Ata që kanë 12 vjet, që nuk thonë një fjalë të mirë për vendin dhe shqiptarët në shqip dhe gjuhë të huaj, kërkojnë me ngulm pushtetin. Si nuk turpërohen, kur nxijnë gjithçka që ka arritur Edi Rama, qeverisja e tij, dhe Partia Socialiste. Bllokojnë punimet e Parlamentit, bëjnë debate, sherre, dhunë, në sallë ? E pastaj, kujt i plasi ? Shqiptarët i njohin dhe nuk i harrojnë lehtë bëmat e tyre. askush nuk ka harruar piramidat, 1997, Gerdecin, 21 Janarin, milionat e vjedhura, vilat, pallatet, fshatrat turistike në bregdet, askush nuk ka harruar se si mbyteshin djemtë, vajzat dhe foshnjet në det, pasi iknin dhe merrnin arratinë nga pasiguria dhe fukarallëku. Imagjinoni o njerëz, sikur të rikthehen edhe njëherë vampirët e parasë dhe pronave të shqiptarëve në pushtet ?

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.