Drejtuesit e rinj të policisë në qarqe, ministri porosi Lleshajt: Autorët e “Dobraçit” duhen pas hekurave!
Ministri i Brendshëm Ervin hoxha ka prezantuar sot 12 drejtuesit e policisë në qarqe. Ai ka dhënë porositë për ta, duke vënë theksin tek atentati me katër viktima në Dobraç të Shkodrës, ku tha se autorët duhet të shkojnë sa më shpejt para drejtësisë. Kujtojmë se drejtues i qarkut Shkodër iu emërua Fatmir Lleshaj. Ministri […]
Ministri i Brendshëm Ervin hoxha ka prezantuar sot 12 drejtuesit e policisë në qarqe.
Ai ka dhënë porositë për ta, duke vënë theksin tek atentati me katër viktima në Dobraç të Shkodrës, ku tha se autorët duhet të shkojnë sa më shpejt para drejtësisë. Kujtojmë se drejtues i qarkut Shkodër iu emërua Fatmir Lleshaj.
Ministri shtoi se policia duhet të heqë dorë nga ndjekja e rasteve si riparime të vogla në banesat në fshat duke theksuar se misioni i policisë është tjetër, nga ai i ‘ngacmimit” të qytetarëve nga punonjës të papërgjegjshëm.
“Shkodra duhet të zbardhet plotësisht dhe para drejtësisë duhet të dërgohen autorët.
Edhe çdo ngjarje e vogël që nuk bën lajm e bujë duhet të marrë vëmendjen e duhur nga policia.
Duhet të marrin fund praktikat e ndodhura në fshat që qytetarët ngacmohen nga punonjës të papërgjegjshëm për riparimin e një palë shkallësh apo një avllie, policia ka mision tjetër”, tha Hoxha.
Ai u ndal edhe tek nevoja e policisë për t’u pastruar nga “qelizat” e infektuara nga krimi. Ministri porositi drejtuesit e rinj të kenë një qaje më proaktive ndaj denoncimeve të qytetarëve dhe mediave.
What's Your Reaction?