Me vota unanime nga Sonidi i Shenjtë, zgjidhet Mitropoliti i Ri i Beratit, Vlorës dhe Kaninës

Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nën drejtimin e Fortlumturisë së tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas, u mblodh sot, më 14 nëntor 2024, në selinë e Kryepiskopatës së Hirshme të Tiranës, në përputhje me Statutin e Kishës, dhe zgjodhi me vota të plota si Mitropolit të Beratit, Vlorës […]

Nëntor 14, 2024 - 16:15
 0
Me vota unanime nga Sonidi i Shenjtë, zgjidhet Mitropoliti i Ri i Beratit, Vlorës dhe Kaninës
Reklamë
Reklamë

Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nën drejtimin e Fortlumturisë së tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas, u mblodh sot, më 14 nëntor 2024, në selinë e Kryepiskopatës së Hirshme të Tiranës, në përputhje me Statutin e Kishës, dhe zgjodhi me vota të plota si Mitropolit të Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Hirësinë e tij, Episkopin e deritanishëm të Bylisit, Asti.

WhatsApp Image 2024-11-14 at 14.59.11

Fronëzimi Mitropolitit të ri do të bëhet më 21 nëntor 2024, në orën 12:00, në Kishën Katedrale të Shën Dhimitrit, në Berat.

Reklamë
Reklamë

Kush është Mitropolitit të ri:

Hirësia e tij, Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, z. Asti (Bakallbashi), lindi në Durrës, në vitin 1974. Ai kreu i studimet teologjike në Seminarin Teologjik Hieratik, në Durrës (1993-1997), në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Selanikut (1998-2003), dhe studimet pasuniversitare (master) në Omilitikë në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Selanikut (2010-2012).

U dorëzua dhjakon (gusht 2003), kryedhjakon (i Kryepiskopatës) (nëntor 2006), hieromonak (nëntor 2009), arkimandrit (nëntor 2009) dhe Episkop, si Episkop Titullar i Bylisit (janar 2012).

Nga vitit 2012 ka shërbyer si Episkop Ndihmës i Kryepiskopit dhe nga fillimi i 2018-ës si Protosingjel i Kryepiskopatës së Tiranës.

Krahas veprës liturgjike dhe pimantike, ka shërbyer edhe në disa sektorë të tjerë të Kishës: Në administratën e Kryepiskopatës së Tiranës, si petagog i jashtëm i Akademisë Teologjike në Shën Vlash të Durrësit, ku ka dhënë lëndën e Liturgjikës (2004-2017) dhe të Omilitikës (2015-2017); ka qenë bashkëpunëtor dhe bashkëdrejtues i Stacionit Radiofonik “Ngjallja” (që nga viti 2005), bashkëdrejtues i Lidhjes Rinore të Mitropolisë së Tiranës (2010-2018) dhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë (2018 e deri më sot).

Gjatë shërbimit të tij, ai ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare dhe ka përfaqësuar Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në takime të ndryshme ndërorthodhoske dhe ndërkristiane.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.