Pension i 13-të për të moshuarit? Po diskutohet nëse kjo masë do të aplikohet nga ky apo viti 2025
Veç bonusit, të moshuarit dhe kategoritë e tjera përfituese në vend mund të marrin një pension të trembëdhjetë në fund-vit. Bazuar edhe te rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, masa e pensionit të 13-të do të jetë e njëjtë me atë që i moshuari ka marrë përgjatë gjithë vitit. “Pensioni i trembëdhjetë është […]
Veç bonusit, të moshuarit dhe kategoritë e tjera përfituese në vend mund të marrin një pension të trembëdhjetë në fund-vit. Bazuar edhe te rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, masa e pensionit të 13-të do të jetë e njëjtë me atë që i moshuari ka marrë përgjatë gjithë vitit.
“Pensioni i trembëdhjetë është një domosdoshmëri. Dhe jo në këtë rast veç aspektit ekonomik, që tregon se pensionistët dhe bon shikohet edhe në aspektin politik. Ata janë të gjithë votues. Unë gjykoj se janë pjekur kushtet që qeveria të lëvizi. Pavarësisht se janë lëvizje shumë të vonuara, pasi kjo forcë politike ka 11 vite në pushtet, gjithsesi mbetet për t’u vlerësuar”, thotë për A2 CNN Teuta Nunaj, eksperte e ekonomisë.
Nga buxheti i shtetit pritet të dalin rreth 25 milionë euro më tepër për pensionin e trembëdhjetë. Në diskutime është nëse kjo masë do të aplikohet nga ky vit apo nga 2025-a. “Pavarësisht se janë lëvizje shumë të vonuara, pasi kjo forcë politike ka 11 vite në pushtet, gjithsesi mbetet për t’u vlerësuar. Shpresojmë mos mbetet thjesht si deklaratë publike”, thotë Nunaj.
Një tjetër ndryshim që pritet të reflektohet në sistemin e pensioneve nga viti i ardhshëm është ai i zbutjes së hendeqeve mes asaj që pensionistët në fshat dhe qytet kontribuojnë apo që marrin apo që kontribuojnë. “Ka diferencë në pagesa. Diferencë ka edhe te derdhja e kontributeve shoqërore. Në zonat rurale ka pasur dhe ka shumë informalitet”, thotë Nunaj.
Një në pesë shqiptarë sot është i moshuar. Nga rreth 2.4 milionë qytetarë në total, më shumë se 473 mijë janë mbi 65 vjeç. Banka Botërore, bashkë me Fondin Monetar Ndërkombëtar janë duke ndihmuar Ministrinë e Financave për të rishikuar skemën e pensioneve.
/a.r
What's Your Reaction?