SHBA i dërgon propozim për armëpushim Hezbollahut, ministri izraelit: Jemi afër një marrëveshjeje

Izraeli është më afër arritjes së një marrëveshjeje me Hezbollahun që nga fillimi i luftës, por duhet të ruajë lirinë për të vepruar

Nëntor 14, 2024 - 18:45
 0
SHBA i dërgon propozim për armëpushim Hezbollahut, ministri izraelit: Jemi afër një marrëveshjeje
Reklamë
Reklamë

Izraeli është më afër arritjes së një marrëveshjeje me Hezbollahun që nga fillimi i luftës, por duhet të ruajë lirinë për të vepruar brenda Libanit nëse shkelet ndonjë marrëveshje, tha Eli Cohen.

Siç raporton Times of Israel, ish-ambasadori izraelit në OKB dhe ministri aktual i Energjisë, në një intervistë për “Reuters”, tha: “Unë mendoj se jemi në një pikë ku jemi më afër një marrëveshjeje sesa kemi qenë që nga fillimi i luftës”.

Një pikë kyçe për Izraelin, thotë ai, është të sigurojë se do të ruajë lirinë e veprimit nëse Hezbollahu kthehet në zonat kufitare ku mund të përbëjë një kërcënim për komunitetet izraelite.

Reklamë
Reklamë

“Ne do të jemi më pak të butë se në të kaluarën në lidhje me përpjekjet për të krijuar bastione në tokat afër Izraelit”, tha Cohen.

Një përgjigje nga Libani ndaj një propozimi për armëpushim dërguar Bejrutit nga SHBA mund të vijë brenda 24 orëve të ardhshme.

Sekretari i Çështjeve Strategjike Ron Dermer ishte në Uashington këtë javë për t’u takuar me zyrtarë të administratës Biden për finalizimin e propozimit, duke përfshirë garancitë me shkrim se Izraeli ka lirinë e veprimit kundër kërcënimeve të Hezbollahut në Liban.

Sipas Axios, Dermer u takua gjithashtu me Presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump në udhëtimin e tij. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.