Nations League/ Kombëtarja zhvillon seancën stërvitore në ditën e 4-t të përgatitjeve para sfidës ndaj Çekisë, situata

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e fundit të grupit B1 në UEFA Nations League ndaj Çekisë dhe Ukrainës. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë lojtarët, […]

Nëntor 14, 2024 - 19:10
 0
Nations League/ Kombëtarja zhvillon seancën stërvitore në ditën e 4-t të përgatitjeve para sfidës ndaj Çekisë, situata
Reklamë
Reklamë

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e fundit të grupit B1 në UEFA Nations League ndaj Çekisë dhe Ukrainës.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë lojtarët, ndërsa Ernest Muçi u stërvit fillimisht i veçuar dhe më pas u bashkua me grupin.

Seanca e sotme nisi me stërvitje në palestër e më pas trajneri, stafi teknik dhe ekipi zbritën në fushë për të bërë përgatitje atletike dhe taktike.

Reklamë
Reklamë

Kombëtarja do të mbyllë nesër përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Çekisë.

Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo do të mbahet në orën 17:45 dhe më pas do të vijohet me stërvitjen zyrtare të ekipit në stadiumin “Air Albania” në orën 18:30, që do të jetë e hapur 15 minutat e para për median.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.