Beqaj me orë të tëra te “Sterilizimi” dhe në fund nuk u la të dëshmonte, Artan Fuga: Abuzim i rëndë me vlerat njerëzore dhe diskriminim i pastër!

Nga Artan Fuga Midis nje deputeti që kërkon të drejta për të ushtruar detyrën e tij dhe një të akuzuar, edhe per vjedhje, madje edhe për vrasje, unë preferoj të mbroj të drejtat e të akuzuarit dhe të burgosurit. Nuk harroj kurrë idene e madhe nga pervoja e tij e hidhur si i burgosur politik […]

Nëntor 14, 2024 - 19:15
 0
Beqaj me orë të tëra te “Sterilizimi” dhe në fund nuk u la të dëshmonte, Artan Fuga: Abuzim i rëndë me vlerat njerëzore dhe diskriminim i pastër!
Reklamë
Reklamë

Nga Artan Fuga

Midis nje deputeti që kërkon të drejta për të ushtruar detyrën e tij dhe një të akuzuar, edhe per vjedhje, madje edhe për vrasje, unë preferoj të mbroj të drejtat e të akuzuarit dhe të burgosurit.

Nuk harroj kurrë idene e madhe nga pervoja e tij e hidhur si i burgosur politik të Bedri Spahiut kur shkruan: “Kur nuk respektohen të dejtat e një të burgosuri, janë qytetarët e lirë që kërcënohen”!

Reklamë
Reklamë

Të kërkosh dëshminë e një të burgosuri, pa avokat, pa i lajmëruar të drejtat, është kriminale!

Ta diskriminosh pse është i burgosur dhe ta mbash në kushte jo – njerëzore, me orë të tëra në këmbë, pas dere, është abuzim i rëndë me vlerat njerëzore, është diskriminim i pastër!

***

Ja ç’thotë ligji:

Neni 5

Respektimi i të drejtave të njeriut

(Ndryshuar me ligjin nr.40/2014, datë 17.4.2014)

Të paraburgosurit dhe të dënuarit trajtohen me dinjitet dhe duke respektuar të drejtat njerëzore të tyre.

Të paraburgosurit dhe të dënuarit trajtohen pa njëanshmëri dhe pa diskriminim mbi bazë gjinie, race, ngjyre, përkatësie etnike, gjuhe, feje, bindjeje politike, fetare ose filozofike, orientimi seksual, identiteti gjinor gjendjeje ekonomike, arsimore ose shoqërore, përkatësie prindërore, moshe, gjendjeje familjare ose martesore, gjendjeje shëndetësore, aftësie të kufizuar, shtetësie ose përkatësie në një grup të caktuar ose për çdo shkak tjetër që përbën diskriminim.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.