Emri i tij u propozua nga krimi, apo…? Akuzohet për lidhje me bandat, Jurgis Çyrbja dëshmon nesër për herë të parë në SPAK

Për herë të parë që pas arrestimit, prokurorët e Posaçëm do të marrin dëshminë e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, i cili dyshohet për korrupsion në zgjedhje, tregtim të sekretit shtetëror e përkrahje të autorit të krimit. Ish-deputeti pritet të japë shpjegime të premten në orën 11.00 në praninë e avokatit mbrojtës dhe më pas prokurorët […]

Nëntor 14, 2024 - 20:25
 0
Emri i tij u propozua nga krimi, apo…? Akuzohet për lidhje me bandat, Jurgis Çyrbja dëshmon nesër për herë të parë në SPAK
Reklamë
Reklamë

Për herë të parë që pas arrestimit, prokurorët e Posaçëm do të marrin dëshminë e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, i cili dyshohet për korrupsion në zgjedhje, tregtim të sekretit shtetëror e përkrahje të autorit të krimit.

Ish-deputeti pritet të japë shpjegime të premten në orën 11.00 në praninë e avokatit mbrojtës dhe më pas prokurorët e posaçëm do të thërrasin dhe marrin në pyetje të gjithë personat të cilët kanë dalë nga komunikimet e Jurgis Çyrbjas dhe personave të tjerë të identifikuar deri më tani.

Nga zbërthimi i bisedave në SKY ECC, u zbulua se në favor të votave për tu zgjedhur si deputet në qarkun Durrës në zgjedhjet e 2021, Çyrbja, informonte bosë të krimit për operacionet policore me qëllim që ata të mos arrestoheshin. Ndërkohë që Edmond Koçi, i njohur si Mond Çekici, i cili u ekzekutua në 2021 dhe Altin Hajri, i shumëkërkuar për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës kanë ndikuar sipas SPAK pranë zyrtarëve socialistë që emri i Çyrbjas të ishte në listë të sigurt për deputet.

Reklamë
Reklamë

Ish-deputeti do të japë shpjegime se kush e propozoi emrin e tij për deputet dhe në ç’mënyrë i siguroi dokumentet sekrete që ua shpërndante njerëzve të krimit.

Jurgis Çyrbja ndërkohë është marrë I pandehur po nga SPAK për shpërdorim detyrë lidhur me 4 praktikë pronash gjatë kohës që drejtonte hipotekën e Durrësit.

Të pandehur për këtë çështje janë marrë edhe ish-kryetari I komunës Rrashbull, Hysen Gashi, si dhe ish-zyrtarët Ervis Mustafa, Qamil Lila, Edlira Çollaku dhe Elda Doçi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.