“A është mirë?!”, bum komentesh në rrjet për Ariana Granden
Një bum komentesh të tipit “Çfarë ka ndodhur me të?!” mund të shohim poshtë videove apo fotove më të fundit të këngëtares me famë botërore Ariana Grande. Fansat janë të shqetësuar për gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa të tjerë ngrenë aludime se ajo mund të jetë përdoruese e rregullt e lëndëve narkotike. Në premierën e filmit […]
Një bum komentesh të tipit “Çfarë ka ndodhur me të?!” mund të shohim poshtë videove apo fotove më të fundit të këngëtares me famë botërore Ariana Grande. Fansat janë të shqetësuar për gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa të tjerë ngrenë aludime se ajo mund të jetë përdoruese e rregullt e lëndëve narkotike.
Në premierën e filmit “Wicked”, Ariana u shfaq me një fustan tejet elegant, një varëse me perla në qafë dhe flokët e saj bjondë të kapur bisht. Pavarësisht sa e bukur dukej, e gjithë vëmendja e njerëzve u fokusua te kilogramët që ajo ka humbur. “Kockë e lëkurë”, ishte një tjetër koment dominues. Një ekspert i mediave sociale është shprehur se e adhuron Arianën dhe patjetër që njerëzit s’duhet të komentojnë trupin e dikujt, por sipas tij nuk ka shans ta shohësh dhe të të mos lindë pyetja: A është mirë?!
Në fakt edhe i dashuri i saj, ylli i “Wicked” Ethan Slater ka deklaruar se e ka shumë të vështirë të dalë në publik me të. Kjo prej faktit se ka shumë reagim pikërisht për peshën e saj.
“Është e vështirë të shohësh njerëz që nuk dinë absolutisht asgjë, që hedhin dyshime të paqena duke mërzitur njerëzit që do.”
Dyshja u takuan gjatë xhirimeve të filmit në vitin 2022. Romanca e tyre shkaktoi bujë duke qenë se asokohe Ethan ishte ligjërisht i martuar me Lilly Jay, me të cilën ka dhe një fëmijë.
/a.r
What's Your Reaction?