Trump emëron Robert F. Kennedy Jr si Sekretar të Shëndetësisë: Prioritet, siguria dhe shëndeti i amerikanëve
Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr për të udhëhequr Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore në administratën e tij të dytë të Shtëpisë së Bardhë, tha ai në një postim në platformën “Truth Social”. Ai kishte kandiduar si i pavarur në fushatën presidenciale të vitit 2024 përpara se të mbështeste Trump. Presidenti i […]
Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr për të udhëhequr Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore në administratën e tij të dytë të Shtëpisë së Bardhë, tha ai në një postim në platformën “Truth Social”.
Ai kishte kandiduar si i pavarur në fushatën presidenciale të vitit 2024 përpara se të mbështeste Trump.
Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve u shpreh se Kennedy do ta bëjë Amerikën përsëri të madhe dhe të shëndetshme
“Jam i emocionuar të shpall Robert F. Kennedy Jr si Sekretarin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të Shteteve të Bashkuara (HHS).
Për një kohë të gjatë, amerikanët janë shtypur nga komplekset industriale të ushqimit dhe kompanitë e barnave që janë përfshirë në mashtrime.
Siguria dhe shëndeti i të gjithë amerikanëve është roli më i rëndësishëm i çdo administrate dhe HHS do të luajë një rol të madh për të ndihmuar që të gjithë të mbrohen nga kimikatet e dëmshme, ndotësit, pesticidet, produktet farmaceutike.
Kennedy do t’i rivendosë këto agjenci në traditat e Kërkimit Shkencor të Standardit të Artë dhe fenerët e Transparencës, për t’i dhënë fund epidemisë së Sëmundjeve Kronike dhe për ta bërë Amerikën përsëri të madhe dhe të shëndetshme”, tha Donald Trump.
/a.r
What's Your Reaction?