Reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme kryesisht nga orët e mesditës fillimisht në zonën veriperëndimore. Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të ditës, me intensitet të […]

Nëntor 15, 2024 - 08:20
 0
Reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për sot
Reklamë
Reklamë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme kryesisht nga orët e mesditës fillimisht në zonën veriperëndimore.

Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të ditës, me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet pritet të jenë hera-herës lokalisht me intensitet mesatar si dhe përgjatë bregdetit jugperëndimor hera –herës lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Reklamë
Reklamë

Në Alpe dhe në lartësit 1000-1200m pritet reshje bore me intensitet të ulët. Shikim i reduktuar në zonat luginore në momentin e reshjeve.

Era parashikohet të fryjë nga kuadratin e veriut me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore nga orët e mesditës e mbrëmje fiton shpejtësi 10-18 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.