Shpërthen lëndë plasëse pranë një banese në Tropojë
Një lëndë plasëse ka shpërthyer në afërsi të një banese në fshatin Mserr të Tropojës. Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale në ambientet e jashtme
Një lëndë plasëse ka shpërthyer në afërsi të një banese në fshatin Mserr të Tropojës.
Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale në ambientet e jashtme të kësaj banese.
“Rreth orës 22:30, në afërsi të banesës së shtetasit A. P., në fshatin Mserr, dyshohet se ka shpërthyer një lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale në ambientet e jashtme të kësaj banese.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve”, njofton policia. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?