I arrestuar për lidhje me grupet kriminale, ish-deputeti Jurgis Çyrbja merret në pyetje nga SPAK
Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja do të dëshmojë ditën e sotme në SPAK. Pas arrestimit të tij i cili akuzohet për korrupsion në zgjedhje, tregtim të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit, Çyrbja do të japë shpjegime sot në orën 11:00. Çyrbja do të japë dëshminë në prani të avokatit mbrojtës dhe më pas […]
Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja do të dëshmojë ditën e sotme në SPAK. Pas arrestimit të tij i cili akuzohet për korrupsion në zgjedhje, tregtim të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit, Çyrbja do të japë shpjegime sot në orën 11:00.
Çyrbja do të japë dëshminë në prani të avokatit mbrojtës dhe më pas prokurorët e posaçëm do të thërrasin dhe marrin në pyetje të gjithë personat të cilët kanë dalë nga komunikimet e Jurgis Çyrbjas dhe të tjerëve të identifikuar deri më tani.
Nga zbërthimi i bisedave në SKY ECC, u zbulua se në favor të votave për tu zgjedhur si deputet në qarkun Durrës në zgjedhjet e 2021, Çyrbja, informonte bosë të krimit për operacionet policore me qëllim që ata të mos arrestoheshin. Ndërkohë që Edmond Koçi, i njohur si Mond Çekici, i cili u ekzekutua në 2021 dhe Altin Hajri, i shumëkërkuar për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës, sipas SPAK kanë ndikuar pranë zyrtarëve socialistë që emri i Çyrbjas të ishte në listë të sigurt për deputet. Ai akuzohet se ka pasur lidhje me grupin e Avdylajve.
Ish-deputeti do të japë shpjegime se kush e propozoi emrin e tij për deputet dhe në ç’mënyrë i siguroi dokumentet sekrete që ua shpërndante njerëzve të krimit.
Jurgis Çyrbja ndërkohë është marrë i pandehur po nga SPAK për shpërdorim detyrë lidhur me 4 praktikë pronash gjatë kohës që drejtonte hipotekën e Durrësit.
Të pandehur për këtë çështje janë marrë edhe ish-kryetari i komunës Rrashbull, Hysen Gashi, si dhe ish-zyrtarët Ervis Mustafa, Qamil Lila, Edlira Çollaku dhe Elda Doçi.
What's Your Reaction?