“Kur do të vijë bebi?”- Rudina Dembacaj i përgjigjet ndjekësit

Aktorja Rudina Dembacaj, një ditë më parë ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”. Fansat i kanë bërë pyetje nga më të ndryshmet por më pikantet ishin ato për zgjerimin e familjes të cilave Rudina nuk nguroi t’ju përgjigjet. Teksa një fans e ka pyetur se ‘kur do vijë bebi’, aktorja […]

Nëntor 15, 2024 - 10:50
 0
“Kur do të vijë bebi?”- Rudina Dembacaj i përgjigjet ndjekësit
Reklamë
Reklamë

Aktorja Rudina Dembacaj, një ditë më parë ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”. Fansat i kanë bërë pyetje nga më të ndryshmet por më pikantet ishin ato për zgjerimin e familjes të cilave Rudina nuk nguroi t’ju përgjigjet.

Teksa një fans e ka pyetur se ‘kur do vijë bebi’, aktorja e njohur ka treguar se ka tentuar një vit më parë të bëhet me fëmijë, por mesa duket tashmë ka hequr dorë.

Me humor ajo shkruan se tani që vajza e saj Viktoria është me virozë, ka kuptuar që nuk është gati akoma për një fëmijë tjetër.

Reklamë
Reklamë

‘Tentova vjet në këtë kohë, por këto ditë që kam gocën me virozë, mendova: Imagjino të kem edhe beb unë?! Me pak fjalë, akoma nuk jam gati,” përgjigjet Rudina.

Ndërsa një tjetër ndjekës e ka pyetur nëse bezdiset nga këto pyetjet për bebin ku aktorja shprehet se është shumë e shëmtuar si pyetje por e di që njerëzit nisen nga dëshira e mirë.

“ A të bezdis pyetja për beb? Mua më është kthyer në makth dhe më vrasin fjalët e njerëzve se nuk kuptojnë.”

“Shumë e shëmtuar është si pyetje, por e di që nisen nga dëshira e mirë! Nuk bezdisem,” shprehet moderatorja.

Kujtojmë se në fillim të 2020, aktorja konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar në rrjete sociale një foto përkrah tij. Në rrëfimin e parë për lidhjen me Markun, Rudina tregoi se kjo marrëdhënie nisi pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Aleksi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.