Hodhën fishekzjarre për të mbuluar zhurmën e armës, si u vra Eduart Reçi

Nga Esido Barkaj Në momentin që Eduart Reçi është qëlluar me një plumb në kokë, plagë që i mori jetën, në zonën pranë

Nëntor 15, 2024 - 11:30
 0
Hodhën fishekzjarre për të mbuluar zhurmën e armës, si u vra Eduart Reçi
Reklamë
Reklamë

Nga Esido Barkaj

Në momentin që Eduart Reçi është qëlluar me një plumb në kokë, plagë që i mori jetën, në zonën pranë pallatit të tij janë hedhur disa fishekzjarre. Kjo për grupin hetimor dyshohet se lëndet piroteknike kanë hedhur për të mbuluar zhurmën e armës së zjarrit.

Biznesmeni i ndërtimit Reçi fillimisht ka qënë me bashkëshorten e tij në hyrje të pallatit. Më pas 52-vjeçari ka dalë në sheshpushimin e pallatit ku është qëlluar nga autorët me një plumb në kokë. Fillimisht familjarët kanë dyshuar se ai është rrëzuar duke përplasur kokën në rrugë, por pasi ka mbërritur ambulanca, mjekët kanë konstatuar plagën e shkaktuar nga arma me zjarrit.

Reklamë
Reklamë

Predha e gjetur është dërguar në laborator, por ende nuk është përcaktuar lloji i armës. Burime bëjnë me dije se arma e përdorur mund  të jetë armë e llojeve të reja e kalibrit të vogël.

Kjo do të përcaktohet nga laboratori i Policisë Shkencore. Distanca e qitjes mendohet të jetë rreth 20 deri në 30 metra. Asnjë gjurmë e autorëve nuk është fiksuar nga kamerat e sekuestruara deri më tani, kjo për shkak të errësirës, por dyshohet se ai është qëlluar nga një lartësi. Hetuesit kanë dërguar gjithashtu në laborator celularin e viktimës për të parë komunikimet e tij të fundit.

Ndërkohë grupi hetimor ka sekuestruar edhe kamera në rrugë dhe biznese të tjera në afërsi të pallatit ku jetonte viktima. Sakaq po kqyren pamje të kamerave të sigurisë edhe në ditë të tjera përpara vrasjes për të parë nëse ka apo jo lëvizje të dyshimta.

Pista e hetimit mbetet ajo për shkak të pronave ose për shkak të biznesit që prej vitesh kishte Eduard Reçi në fushën e ndërtimit.

Mësohet gjithashtu se Eduart Reçi në vitin 2015 kishte bërë një kallëzim për çështje pronësie, çështje që është mbyllur.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.