Ndërtuesi u vra për pronat? Vite më parë Eduart Reçi kishte bërë një kallzim për një konflikt
Hetimet për atentatin mafioz ku humbi jetën biznesmeni Edmont Reçi zbuluan se në momentin ku ai është qëlluar me një plumb në kokë,
Hetimet për atentatin mafioz ku humbi jetën biznesmeni Edmont Reçi zbuluan se në momentin ku ai është qëlluar me një plumb në kokë, në zonën pranë pallatit të tij janë hedhur disa fishekzjarrë.
Besohet se ky veprim ishte i qëllimshëm për të mbuluar zhurmën e armës së zjarrit me shpërthimin e lëndëve piroteknike.
Pak para atentatit, ndërtuesi Reçi ishte me bashkëshorten në hyrje të pallatit. Më pas 52-vjeçari doli në sheshpushimin e objektit, ku është qëlluar nga autori me një plumb në kokë.
Familjarët dyshuan se ai ishte rrëzuar duke përplasur kokën në rrugë, por mjekët e ambulancës vunë re se ai kishte një plagë plumbi në kokë.
Predha e gjetur është dërguar në laborator, por ende nuk është përcaktuar lloji i armës. Burimet bënë me dije se ajo mund të jetë një armë e llojeve të reja të kalibrit të vogël.
Distanca e qitjes mendohet të jetë nga 20 deri në 30 metra. Asnjë gjurmë e autorëve nuk është fiksuar nga kamerat e sekuestruara deri më tani, kjo për shkak të errësirës, por dyshohet se ai është qëlluar nga një lartësi. Hetuesit kanw dërguar gjithashtu në laborator celularin e viktimës për të parë komunikimet e tij të fundit.
Pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një konflikti për çështje pronësie, pasi Eduart Reçi kishte vite në fushën e ndërtimit. Madje në vitin 2015 ai kishte bërë edhe një kallëzim penal për një problem pronësie, çështje që është konsiderohej e mbyllur.
What's Your Reaction?