EMRI/ Donte të fuste ilegalisht 680 mijë euro në Shqipëri duke i fshehur në dyert e makinës, në pranga 51-vjeçari

Një 51 vjeçar është arrestuar këtë të premte. 51 vjeçari i identifikuar si Lefter Nelaj  po tentonte të fuste në Shqipëri 680 mijë

Nëntor 15, 2024 - 12:20
 0
EMRI/ Donte të fuste ilegalisht 680 mijë euro në Shqipëri duke i fshehur në dyert e makinës, në pranga 51-vjeçari
Reklamë
Reklamë

Një 51 vjeçar është arrestuar këtë të premte.

51 vjeçari i identifikuar si Lefter Nelaj  po tentonte të fuste në Shqipëri 680 mijë euro që dyshohet se rrjedhin nga krimi.

Lefter Nelaj është arrestuar teksa hyri në Shqipëri nga Mali i Zi përmes pikës kufitare të Muriqanit.

Reklamë
Reklamë

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Burimi”.

Gjatë operacionit, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua shtetasi L. N., 51 vjeç, banues në Fushë Milot.

Nga kontrollet në vijë të dytë, në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën në 2 hapësira të modifikuara në dyert e pasme, 680 595 euro, të cilat ky shtetas synonte t’i fuste ilegalisht në Shqipëri. Vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.