Një nga vrasjet më të mistershme! Prokuroria e Tiranës urdhëron kryerjen e eksperimentit hetimor për ekzekutimin e Eduart Reçit

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar kryerjen e eksperimentit hetimor për vrasjen e Eduart Recit, 52 vjeç, krim i ndodhur në Tiranë një ditë më parë, bëjnë me dije burime të sigurta të gazetares Anila Hoxha. Ky vendim që i është deleguar grupit të hetimit në polici është marrë mbasi nuk është përcaktuar ende vendi se […]

Nëntor 15, 2024 - 14:50
 0
Një nga vrasjet më të mistershme! Prokuroria e Tiranës urdhëron kryerjen e eksperimentit hetimor për ekzekutimin e Eduart Reçit
Reklamë
Reklamë

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar kryerjen e eksperimentit hetimor për vrasjen e Eduart Recit, 52 vjeç, krim i ndodhur në Tiranë një ditë më parë, bëjnë me dije burime të sigurta të gazetares Anila Hoxha.

Ky vendim që i është deleguar grupit të hetimit në polici është marrë mbasi nuk është përcaktuar ende vendi se ku qëndronte qitësi, i cili qëlloi me armë zjarri në Koke Reçin. Por nuk është gjetur as gëzhoja dhe nuk dihet ende se me çfarë lloj arme u godit nga distanca i ndjeri.

Reçi u qellua në kokë dhe ndërroi jetë në spital, ndërsa mbeten të paqarta shumë elementë të kryerjes së këtij krimi e natyrisht edhe pistat si dhe autorët. Dyshimet e ekspertëve janë të shumta, ku përfshihet edhe ajo e përdorimit të një pushke sportive.

Reklamë
Reklamë

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.