Tmerrohen banorët, Izraeli rrafshon ndërtesën në Bejrut. SHBA paraqet projekt për armëpushim

Banorët e Libanit kanë tmerruar nga sulmi i fundit i Izraelit, i cili la 12 viktima dhe disa të plagosur. Sulmi goditi qendrën e mbrojtjes civile pranë qytetit Baalbek dhe Tayouneh, në Libanin Lindor. Në mesin e viktimave, raporton mbrojtja civile libaneze e cituar nga Al Jazeera, ka 5 punonjës të shëndetësisë. Izraeli bëri publik […]

Nëntor 15, 2024 - 15:55
 0
Tmerrohen banorët, Izraeli rrafshon ndërtesën në Bejrut. SHBA paraqet projekt për armëpushim
Reklamë
Reklamë

Banorët e Libanit kanë tmerruar nga sulmi i fundit i Izraelit, i cili la 12 viktima dhe disa të plagosur. Sulmi goditi qendrën e mbrojtjes civile pranë qytetit Baalbek dhe Tayouneh, në Libanin Lindor. Në mesin e viktimave, raporton mbrojtja civile libaneze e cituar nga Al Jazeera, ka 5 punonjës të shëndetësisë. Izraeli bëri publik urdhrin e evakuimit një urdhër evakuimi të detyrueshëm për banorët. Turmat e njerëzve u mblodhën menjëherë në vendngjarje.

Izraeli këtë javë ka rritur sulmet ajrore kundër periferive jugore të Bejrutit të kontrolluara nga Hezbollahu – një përshkallëzim që ka përkuar me në kontaktet diplomatike të udhëhequra nga SHBA për ti dhënë fund konfliktit.

Media amerikane Wall Street Journal ka bërë të ditur se, Donald Trump ka “miratuar” një plan propozimi për armëpushim për Libanin. Ministri izraelit i Çështjeve Strategjike Ron Dermer e ia bëri të ditur planin Trump në rezidencën e tij në Mar-a-Lago. Trump gjithashtu “u shpreh besimplotë se kjo do të bëhej përpara se të hynte në Zyrën Ovale” më 20 janar.

Reklamë
Reklamë

Plani i konsultuar nga Wall Street Journal, kërkon tërheqjen e trupave dhe armëve të Hezbollahut nga kufiri me Izraelin në veri të lumit Litani. Ushtria libaneze dhe forcat paqeruajtëse të OKB-së ngarkohen për tu siguruar që militantët e Hezbollahut të mos kthehen më.

Ndërkohë, Ambasadori amerikan në Liban i paraqiti të enjten një projekt-propozim armëpushimi kryetarit të parlamentit të Libanit Nabih Berri, i cili mbështetet nga Hezbollahu për të negociuar, thanë për Reuters dy burime të larta politike libaneze pa dhënë detaje të mëtjeshme. Drafti ishte propozimi i parë me shkrim i Uashingtonit për të ndalur luftimet midis aleatit të tij Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani në të paktën disa javë, thanë burimet.

Një diplomat i lartë, duke folur në kushte anonimiteti për Reuters vlerësoi se duhej më shumë kohë për të arritur një armëpushim dhe shpresonte se mund të arrihet.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.